Kadare: Është çmimi më i rëndësishëm që kam marrë ndonjëherë

Kadare: Është çmimi më i rëndësishëm që kam marrë ndonjëherë

Sot në Prishtinë për të pranuar çmimin ndërkombëtar “Letërsia shqipe” ishte shkrimtari shqiptar me përmasa botërore, Ismail Kadare. Kadare, laureati i parë i këtij çmimi, tha se ky vlerësim nga shteti i Kosovës është më i rëndësishmi që ka marrë deri më tani. Përderisa, nga Ministria e Kulturës u tha se Kadare  përmes letërsisë  ka ndikuar në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm, duke ndikuar kështu edhe në njohjen ndërkombëtare të kulturës shqiptare./21Media