Çifti duken shumë bukur

Çifti duken shumë bukur

Aktorja e njohur turke, Ceren Yalazoğlu tek ne u bë e njohur me rolin e “Kaderit” në serialin “Më fal”. “Kaderi” njihet si vajzë që nuk është e kënaqur me jetën e saj provinciale. 27-vjeçarja në këtë serial luan rolin e vajzës së vogël, e cila dashurohet në njerëz të gabuar. Por, në jetën reale aktorja gëzon një jetë të lumtur, me bashkëshortin e saj, Osman Karakoç.

“Kaderi” asnjëherë nuk heziton të ndaj momente të lumtura për fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, aktorja në Isntagram së fundmi ka publikuar një fotografi bashkë me personin e saj të zemrës, të cilët duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ceren është martuar në vitin 2013 me Osman Karakoç, çifti për ditën e tyre të rëndësishme kishin kishin organizuar një festë të madhe ku kishin mbledhur familjarë dhe shoqëri të tyre. /21Media