Kadetët e Policisë nisin trajnimin bazik

Trajnimi do të zgjasë deri në shtator 2019

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 54-të i Policisë së Kosovës.

Kolonel Milorad Corac, drejtor i Departamentit për Trajnime në Drejtorinë e Përgjithshme, si dhe instruktorët e Policisë së Kosovës në Akademi iu dëshiruan mirëseardhje kadetëve të rinj dhe i inkurajuan ata që të japin maksimumin nga vetja e tyre që të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.

Kadetët e rinj do të trajnohen sipas planprogrameve të dizajnuara në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Trajnimi, i cili do të zgjasë deri në shtator 2019 do ta vijojnë 430 kadetë të Policisë së Kosovës.

Back to top button