Ndeshja e sotme u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll

Ndeshja e sotme u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll

Me fillim nga ora 20:15 filloi ndeshja mes skuadrës zvicerane Kadetten Schaffhausen dhe asaj sllovene Rk Gorenje Velenje, në kuadër të fazës së grupeve.

Kjo ishte ndeshja e vetme për sonte, që shfaqi përballjen e dy klubeve të grupit C+D, Rk Gorenje Velenje udhëheq grupin pas 4 ndeshjeve me 3 fitore e një humbje, ndërsa Kadetten Schaffhausen gjendet në vendin e tretë me 2 fitore e 2 humbje, shkruan rtv21.tv.

Pas pjesës së parë në pushim dolën dy skuadra shumë të barabarta, gjë që e tregoi edhe rezultati 14:14 pas 30 minutave të parë.

Në fund ishte skuadra Kadetten Schaffhausen që me rezultat 31 me 28 mposhti liderin e grupit.

Referë për ndeshjen e sotme do të jenë dyshja rumune Igor Covalcuc dhe Alexei Covalcuc./21Media