Veseli do të intervistohet me 4 dhjetor

Veseli do të intervistohet me 4 dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se e ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një konference për media tregoi se kësaj ftese do t’i përgjigjet me 4 dhjetor.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar me 4 dhjetor në Hagë. Ashtu siç jam zotuar se në komentin që do ta kisha një ftesë të tillë unë do ta bëja publike”, tha ndër tjerash Veseli.

Veseli shtoi se është krenar që ka qenë pjesë e UÇK-së dhe tha se një gjë të tillë e ka bërë në baza vullnetare. Ai foli për kontrubtin e tij për vendin për të cilin tha se e filloi qysh në shkollë fillore kur mori pjesë në demonstrata.

“Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, tha Veseli.

Ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe Ramush Haradinaj në muajin korrik të këtij viti kur ishte kryeministër. Për shkak të kësaj ftese ai pat dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Haradinaj është intervistuar po ashtu në muajin korrik. Dorëheqja e tij ka ndikuar që në Kosovë të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat janë mbajtur me 6 tetor 2019.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media