Një fundjavë më ndryshe

Një fundjavë më ndryshe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli këtë fundjavë ia ka kushtuar vetëm fëmijëve. Dje fëmijëve të vet, Rritës, Lirit, Yllnorit dhe Klestorit, sot fëmijëve të vendlindjës.

Pas angazhimeve në politikë, Veseli ka vendosur që këtë të diel ta kalojë me fëmijët e vendlindjes së tij në fshatin Broboniq në Mitrovicë, shkruan rtv21.tv.

“Një pasdite e bukur me fëmijë të Broboniqit”, ka shkruar Veseli në “Facebook” duke i publikuar edhe disa fotografi ku shihet duke luajtur futboll bashkë me fëmijët e fshatit.

Kadri Veseli është 51 vjeçar jeton në Prishtinë dhe është i martuar me Violetën, me të cilën ka katër fëmijë./21Media