Mesfushori japonez do t’i jap lamtumirën ekipit të Borussia Dortmund

Mesfushori japonez do t’i jap lamtumirën ekipit të Borussia Dortmund

Shinji Kagawa është plotësisht jashtë planeve të Lucien Favre te Borussia Dortmund, teksa drejtuesit i kanë gjetur një ekiptë ri për japonezin.

Mësohet se është arritur marrëveshja me Bordeaux për huazimin e 29-vjeçarit deri në korrik, me të drejtë blerjeje, ndërsa francezët do të mbulojnë plotësisht edhe pagën e Kagawas.

Ky i fundit ende nuk ka dhënë miratimin e tij, pasi preferon kalimin në Spanjë ose në Angli, por duket se zgjidhja më e mirë do të jetë Bordeaux, që beson te aftësitë e mesfushorit.