Kajsia, një frut multifunksional

Kajsia, një frut multifunksional

Një nga frutat më të gjithanshëm dhe shumë e njohur, që ka mjaft spekulime për prejardhjen e saj ka përbërës që ju ndihmojnë të trajtoni shumë problem të organizmit tuaj.

Fillimisht është thënë se është kultivuar në Kinë, deri sa e kanë zbuluar më pas Persianët, por ka edhe shumë spekulime se  ky frut për herë të parë është krijuar në Armeni dhe është kultivuar atje që nga kohët  e lashta.

Rruga e saj për në Mesdhe, ishte koha kur popullariteti i saj i vërtetë erdhi në dritë. Eksploruesit spanjollë i kanë dhënë vetës meritë për shpërndarjen e saj në Amerikë, ku edhe e ka popullaritetin më të madh.

Disa nga të mirat e saj janë:

Prania e vitaminës A

Kajsitë janë të mbushura me vitaminën A, të njohur edhe si Retinol, që është specifikisht e njohur për mbrojtjen e syve. Retinoli dhe Beta Karoteni (i pranishëm gjithashtu në kajsi),  që ndihmon në mbrojtjen e syve dhe sëmundjen ADM neovaskulare.

Është i pasur me fibra

Kajsitë janë një frutë që mund ta hani dhe të mos mendoni se do të shëndosheni, ju ndihmon të ndjeheni të ngopur dhe është I pasur me fibra të cilat I ndihmojnë shumë organizmit.

Është e mirë për zemrën tuaj

Për shkak të pranisë së lartë të fibrave, ajo i ndihmon shumë edhe funksionimit të zemrës, duke reduktuar kolesterolin e keq në trup dhe në këtë mënyrë mbron zemrën tuaj.

Forcon eshtrat tuaj

Kalciumi është një element shumë i nevojshëm për formimin dhe zhvillimin e eshtrave dhe në kajsi ka shumë sasi të madhe të tij. Prandaj është shumë me rëndësi që të përdorni sa më shumë kajsi, veçanërisht në këtë kohë.