Kajtazi: Disa parti në vend financohen në mënyrë të dyshimtë

Kajtazi ka thënë se partitë politike në vend nuk po mund të distancohen nga krimi

Gazetari, Vehbi Kajtazi ka thënë se një pjesë e partive politike në Kosovë financohen në mënyrë të dyshimtë, “në mënyrë korruptive” dhe kjo sipas tij,  i përcakton në një farë forme se kush duhet të jetë kandidatë nga ajo parti për deputetë, shkruan rtv21.tv

Kajtazi tutje tha se se partitë politike nuk po munden të distancohen nga krimi dhe nga e kaluara e tyre dhe të shkëputen nga ata që i kanë themeluar këto parti dhe nga ata njerëz që i financojnë partitë politike./21Media

Back to top button