Kajtazi tregon “48 orëshin” ku behën pazaret nga partitë?

Kajtazi ka folur rreth vonesave të publikimit të listave të deputetëve nga partitë politike

Partitë  politike në vend dorëzuar listat për deputetë në KQZ qysh të premten në mbremje, mirëpo këto lista nuk u bënë publike deri 2-3 ditë me pas,  në lidhje me këtë, gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se në këtë kohë behën pazare politike., shkruan rtv21.tv

Gazetari, Vehbi Kajtazi në “Click” të RTV21 ka thënë se çështjen e vonesës për publikimin e listave e lejon edhe ligji për shkak se 48 orë pas dorëzimit të listave në KQZ, partitë kanë mundësinë e ndërrimit të rënditjes apo të futjes së kandidatëve të rinj apo të tërheqjës së tyre dhe sipas tij pikërisht në këto 48 orë behën pazaret më të mëdha.

Kajtazi tutje theksoi se në këtë “48 orëshin” ka ndodhur që të behën pazare të ndryshme , të behën lëvizje të kandidatëve dhe të ndëshkohen ata që janë konsideruar si të pabindur.

Gazetari po ashtu tha se në listat për deputet sivjet ka njerëz të mirë, të dëshmuar në disa lëmi mirëpo siç thekson Kajtazi, këto lista po ashtu janë të ngarkuar me njerëz me të kaluar dhe të tashmë kriminale dhe se po ashtu në këto lista sipas tij, ka edhe kandidatë të akuzuar për terrorizëm./21Media

Back to top button