“Zidane është në presion”

“Zidane është në presion”

Trajneri Francez, Zinedine Zidane është nën presion për shkak të rezultateve jo të mira të Real Madridit.

Këtë sezon ekipi spanjoll, ka vetëm dy fitore nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Por, legjenda e Real Madridit, Kaka beson që ata do të fitojnë një trofe këtë vit.

“Zidane është në presion. Por, Real Madridi ka një skuadër të mirë dhe ata janë gati të fitojnë një trofe këtë sezon”, tha ai.

Kaka po ashtu foli edhe për sulmuesin belg, Eden Hazard, i cili u kritiku për performancën e tij kundër PSG-së.

“Ai është një lojtar i mirë. Kur të përshtatët me skuadrën e re, do të tregoj çfarë di të bëjë”, përfundoi ai.

Në ndeshjen e radhës Reali përballet me Sevilën, të dielën, në ora 21:00./21Media