Ricardo Kaka e ka konfirmuar se do të largohet nga Orlando në fund të sezonit, por nuk ka pohuar se do të pensionohet

Ricardo Kaka e ka konfirmuar se do të largohet nga Orlando në fund të sezonit, por nuk ka pohuar se do të pensionohet

Para disa ditësh braziliani e kishte lënë të hapur mundësinë që të pensionohej, pasi sipas tij, ai po ka vështirësi që të luajë 90 minuta, sepse ndjen dhimbje pas çdo ndeshje dhe si një 35 vjeçar kjo situatë nuk është e lehtë.

.Megjithatë, ai për momentin nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Dua të konfirmoj se nuk do të nënshkruaj kontratë të re me Orlandon, sepse do të largohem në fund të sezonit. Ky është konfirmimi i vetëm që dua të bëjë tani”, ka theksuar Kaka.Kaka ka kaluar vitet më të suksesshme në karrierën e tij gjatë periudhës sa ishte lojtar i Milan-it në Serie A, dhe Real Madrid-it në La Liga, para se të transferohej në MLS, te Orlando.