Kaliforni: Ujin po e vjedhin!

Hajdutët po vjedhin miliarda litra ujë në Kaliforni
Dikur ishte një liqen. Liqeni Oroville shërbeu si një rezervuar uji për Kaliforninë për vite me rradhë. Tani pothuajse nuk ka mbetur asgjë
Gjërat më elementare dhe kërcënuese për jetën r njeriut, thuase i lënë kriminelët plotësisht indiferentë!
E gjithë ajo që ata kanë në mendje është fitimi – dhe kjo është ajo që ata e bëjnë me marihuanë. Sipas CNN, ata kanë vjedhë miliarda litra ujë për kultivimin e marihuanës dhe barërave të ndryshme gjatë viteve të fundit!
“Gjendja me vjedhjen e ujit nuk ka qenë kurrë k
më e keqe,” tha John Nores, drejtor i Departamentit të Kalifornisë për Ekipin e Zbatimit të Marihuanës për Peshq dhe Kafshë të Egra.
Vlerësohet se më shumë se 45 miliardë litra ujë janë vjedhë në kete shtet që nga viti 2013, duke prekur fermat, burimet e ujit të pijshëm, fiset amerikane vendase dhe komunitetet e vogla, thotë Nores.
Hajdutët depërtojnë në stacionet e ujit, shpojnë tubat e ujit, hidrantët e çezmës dhe përdorin kërcënime dhe dhunë ndaj fermerëve në mënyrë që të largohen me kamionë ujë nën mbulesën e errësirës.
Në ndërkohë, disa komuniteteve iu është dashur të heqin hidrantët. Më shumë se 900 kriminelë u arrestuan. A do t’i pengojë kjo masë më shumë hajdutët ujit?
Kjo ngel e diskutueshme, përcjell BILD i Gjermanisë një shkrim më të gjatë nga CNN./ E.D-21Media

Back to top button