I autorizuar për të bërë këtë kallëzim është avokati Arianit Koci

I autorizuar për të bërë këtë kallëzim është avokati Arianit Koci

Një llogari në Facebook në emër të xhudistes, Majlinda Kelmendi ka shpërndarë lajme të rreme, shkruan rtv1.tv

Lidhur me këtë ka reaguar trajneri i xhudistes, Driton Kukaj, i cili ka konfirmuar se Kelmendi nuk ka llogari as në Facebook dhe as në Instagram.

Kurse avokati Arianit Koci, ka bërë të ditur se do të ushtrohet kallëzim penal për ata të cilët kanë bërë këtë veprim.

Ai ka konfirmuar se është i autorizuar për ta bërë këtë kallëzim.

“Sot, persona të pandërgjegjshëm, duke postuar nga nje profil i rrjeshēm në facebook, kanë shkruar gjëra te pavërteta, në emër të kampiones botërore – Majlinda Kelmendi. �Unë jam i autorizuar që të ushtroj kallezimi penal në emër të Majlindes ndaj ketyre personave të cilët i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindes, por edhe trajnerit të saj Driton Toni Kuka, dhe Federatës së Xhudos të cilët me mund e sakrifice kanë arritur sukseset më të mëdha, në sport dhe jo vetëm, në Kosoven e pasluftës.”, ka shkruar Koci në Facebook. / 21Media 

Majlinda s’ka Facebook as Instagram