Këshilli drejtues i NLB Bankës lidhur me vjedhjen dje informoi se mjetet e klientëve të tyre janë të sigurta

Këshilli drejtues i NLB Bankës lidhur me vjedhjen dje informoi se mjetet e klientëve të tyre janë të sigurta

Policia e ka arrestuar dhe me kallëzim penal e ka dorëzuar në Prokurorinë Тhemelore Publike B.S. (40) nga Shkupi, i cili dje kreu plaçkitje në NLB Banka në Shkup.

Nga ana e gjyqtarit në procedurë paraprake B.S. i është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Ai dyshohet se si arkëtar në NLB banka “radhazi në disa raste ka kryer vepër penale “evazion”, është parashikuar dhe dënuar sipas nenit 353 nga Kodi Penal, me çka ilegalisht ka marrë 2.400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro, vlerë me të cilën e ka dëmtuar NLB Bankën.

Këshilli drejtues i NLB Bankës lidhur me vjedhjen dje informoi se mjetet e klientëve të tyre janë të sigurta dhe se i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta të saj.

“Në pajtim me informacionet, të cilat u përhapën në opinion për hetimin për incidentin e krijuar në NLB Banka SHA Shkup, ajo që është më e rëndësishme është t’ju informoj dhe t’ju bind se të gjithë klientët dhe kolegët tanë të punësuar në bankën tonë janë të sigurt. Të gjitha mjetet e klientëve tanë janë absolutisht të sigurta dhe klientët nuk duhet të brengosen aspak. Banka i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta”, deklaroi dje Antonio Argir, kryetar i Këshillit drejtues të NLB Banka SHA Shkup.

Nga Banka informojnë se bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe shpresojnë për rezultat të shpejtë dhe pozitiv të hetimit.

“Për të mos e penguar zhvillimin e hetimit, në këtë moment nuk mund të komentojmë më për ngjarjet deri në fund të së njëjtit, megjithatë të gjitha informacionet e mëtejme duhet të vijnë prej organeve kompetente hetimore”, thotë Argir në deklaratën e tij me shkrim./21Media