Kaluan 30 ditë, ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit të autobusit, në të cilin humbën jetën 15 persona

Kaluan 30 ditë, ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit të autobusit, në të cilin humbën jetën 15 persona

Nga Prokuroria Publike në Maqedoni, thonë se kanë nevojë për më shumë kohë për zbardhjen e aksidentit. Nga kjo prokurori informojnë se kjo lëndë ende është në procedurë parahetimore  dhe se po punohet për sigurimin e të gjitha provave materiale dhe verbale për vërtetimin e gjendjes faktike.

“Deri te Prokuroria Publike Themelore, ka arritur rezultati i ekspertizës dhe mendimi nga Fakulteti i makinerisë në Shkup për gjendjen teknike të autobusit, si dhe rezultati i ekspertizës së Fakultetit Elektroteknik për funksionimin e matësit të shpejtësisë. Njëkohësisht pritet që të arrijë raporti nga ekspertiza trafiko-teknike që e kryejnë persona profesionalistë nga Byroja për ekspertizë mjekësore. Në këtë fazë të procedurës, Prokuroria publike nuk mund të ndajë me opinionin detaje nga deklaratat e dëshmitarëve të dhëna para prokurorit publik kompetent, si dhe nga përmbajtja e ekspertizave të përgatitura dhe provat e tjera materiale”, thonë nga Prokuroria Publike.

Zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, tha se organet kompetente po vazhdojnë me hetimin dhe se së shpejti do të dalin me rezultate konkrete.

“Organet kompetente vazhdojnë hetimin për zbardhjen e rastit në tersi dhe shpresojmë së shpejti MPB-ja dhe organet kompetente së shpejti do të dalin me informata më të hollësishme rreth hetimeve dhe përfundimin e hetimeve si dhe për gjetjen e fajtorit apo personave të cilët kanë ndikuar në këtë rast”, deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë.

Ndryshe me 13 shkurt autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, i mbushur me udhëtar u rrokullisë ndërsa si pasoj humbën jetën 15 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.  Deri tani vetëm 7 familje të viktimave janë dëmshpërblyer për aksidentin./Tv21