Kalon rezoluta e PSD për pagën minimale
Votohet me 62 vota pro
Rezoluta e Partisë Socialdemokrate (PSD), për rritjen e pagës minimale në 250 Euro ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë seancës se sotme 62 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe një abstenim.
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti pas votimit të kësaj rezolute ka bërë thirrje tek ekzekutivi që sa më shpejtë të ndërmerr hapat për implementimin e rezolutes ku asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk bën të paguhet nën 250 euro.
Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35-vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35-vjeç.
Këshilli Ekonomik-Social, i cili përfshinë përfaqësuesit e punëtorëve, bizneseve dhe institucionet e vendit, qysh në vitin 2017 kishte propozuar që paga minimale të rritet, por që propozimet e dhëna deri më tani nuk kanë hyrë në fuqi./21Media