"Vajza e ditëlindjes"

“Vajza e ditëlindjes”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kaltrina Selimi feston sot 35 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Kaltrina ka publikuar dy fotografi me mbishkrimin “u rrita edhe unë e hajt…vajza e ditëlindjes”.

Urime të shumta këngëtarja ka marrë nga ndjekësit e saj.

 

View this post on Instagram

 

U rrita edhe un e hajt 🤔💃🏻🥂…birthday girl🎂🤗

A post shared by Kaltrina Selimi (@kaltrinaselimiiofficial) on

Kaltrina ka kohë që jeton në Londër, bashkë me burrin e saj Dritonin dhe djalin, Tristanin.

Ndryshe, “Kthema” titullohet projekti i fundit i Kaltrinës, të cilin e solli në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hykën. Kënga është publikuar më 8 nëntor të vitit 2018 dhe deri tani numëron mbi 10 milionë klikime në Youtube./21Media