Kaltrina me një dedikim për nënën

Kaltrina me një dedikim për nënën

Ditë më parë, këngëtares së njohur shqiptare, Kaltrina Selimit, i vdiq nëna.

Këngëtarja sot përmes një postimi në rrjetin social Instagram i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë në këto ditë, teksa ka bërë një dedikim për nënën e ndjerë.

“Përshëndetje familjarë, miq, kolegë dhe ju dashamirë! Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa na lehtësuat dhimbjen tonë me kujdesin që treguat ndaj neve. Andaj, unë dhe familjarët e mi të ngushtë, duam të ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen që na keni dhënë pikërisht në këto ditë, kur ne patëm nevojë më shumë se kurrë për ju…Zoti ju shpërbleftë më të mirat e tij! Zoti ju bekoftë dhe ju dhashtë shëndet.

E ty nëna ime, i lehtë të qoftë dheu, uroj që shpirti yt të prehet në paqe. Unë kisha akoma nevojë për kujdesin tënd, prandaj uroj të jesh engjëlli im mbrojtës gjithë jetën. Të kujton me mall, familaj Selimi dhe Nasufi”, ka shkruar Kaltrina Selimi.

Varrimi i të ndjerës u bë në varrezat e qytetit në Prishtinë./21Media