Artistja duket mjaft bukur

Artistja duket mjaft bukur

Ajo me stilin dhe zërin e veçantë ka rrëmbyer zemrën e publikut qysh nga hyrja në skenë dhe ashtu vazhdon ende. Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të estradës kosovare, Kaltrina Selimin, e cila është e pëlqyer në mbarë trojet shqiptare.

Duke pasur parasysh faktin që ka numër të madh të ndjekësve, 35 vjeçarja kosovare po tregohet aktive në rrjete sociale, duke publikuar pamje të shumta nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Sonte, Kaltrina publikoi një video të bukur në instagram, ku numëron 93 mijë e 800 ndjekës. E veshur në fustan të bardhë dhe e rregulluar nga koka te këmbët, këngëtarja duket mahnitëse në videon e fundit, në të cilën po merr komente dhe pëlqime të shumta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kaltrina Selimi (@kaltrinaselimiiofficial) on

Kujtojmë që, projekti i fundit i Kaltrina Selimit është bashkëpunimi me Irkenc Hykën “Kthema”. Projekti është publikuar në nëntor të vitit të kaluar dhe deri tani në Youtube ka mbi 11 milionë e 500 mijë klikime./21Media