Poezi nga Lulzime Rexhepi

Poezi nga Lulzime Rexhepi

Kam Mall

Kam mall ta ndëgjoj zërin,
dhe për sytë e tu si rrush,
për fytyrën tënde të bukur,
më djeg zemra si prush.

Ka ditë që stë shoh,
ka netë që më mungon,
vetëm shikimi yt,
një mall nga unë e largon.

Si në vjeshtë shiu që srigon,
e fillon me u tharë toka,
ashtu ti mua më mungon,
sepse dua tjem përgjithmonë e jotja.

Sa shumë vërehet mungesa,
e bilbilit në këtë stinë,
sa shumë mungon cicërrima e tij,
ashtu më duket mua,
për atë që dua.

Ashtu më mungon zëri yt i ëmbël,
më mungon shpirti yt i qetë,
më mungon zemra yte,
i mungon zemrës sime të shkretë.

Kam shumë mall për ty,
se nuk mundem pa të pa,
nuk mundem pa dashuri me jetu,
nuk mundem larg teje me qëndru.

Më dhemb shumë që nuk të flas,
më djeg zemra tash për ty,
kam shumë mall,
të të përqafoj,
në krahrorin tënd të përfundoj.

Më pikojnë lotët që stë kam afër,
më pikojnë pa ndërprerë,
athua me zemër amë do,
apo vetëm me fjalë e thua,
që tmë mashtrosh ti mua.

Edhe pse nuk e di të vërtetën,
unë vazhdoj të vuaj me shpirtë,
sepse dashuria yte,
zemrës time i falë dritë.