Kamberi për RTV21 tregon si shkoi procesi zgjedhor në Tërnoc

Për herën e pestë sot u mbajten zgjedhjet në Tërnoc të Bujanocit.
Kreytari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi në një prononcim për portalin rtv21.tv ka thënë se deri më tani gjithçka ka shkuar me rregull, ndërsa po presin fitore.
“Në rregull gjithçka deri tash e po presim që do ta fitojmë mandatin”, tha Kamberi për rtv21.tv.
Herave të tjera është raportuar për parregullësi në procesin e votimit.
Ish-deputetit në Parlamentin e Serbisë i duhen gjithsej 610 vota për të marrë mandatin e sërish./21Media

Back to top button