Kamberi: Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve

Dje ne Ternovc te Lugines se Presheves, u mbajten votimet per te treten here te persirutura, ku me ne fund kandidati shqiptar  Shaip Kamberi i fitoi votat e duhura dhe keshtu u zggjodh deputert ne KUvendin e Serbise. Ai ne oret e vona mbreme, pas ores 24.– e shkruajti nje deklarate te tij ne FCB, ne te cilen ai thote:
“Të dashur qytetarë,
Me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë.
Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip.
Ju faleminderit të gjithëve nga zemra.
Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë.
Por me punë dhe unitet do t’ia dalim.
Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.
Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.
Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.
Vazhdojmë bashkë!
Për liri, për barazi, për demokraci.”/21Media
Back to top button