Eastman më 4 shtator fotografon me aparatin e tij Kodak

Eastman më 4 shtator fotografon me aparatin e tij Kodak

George Eastman  më 4 shtator 1988, morri një patentë për kamerën e parë të filmave roll-film, të cilin e regjistroi me emrin “Kodak”.

Eastman punonte si një nënpunës bankar ndërsa ndërkohë në mbrëmje merrej me eksperimente për fotografi. Deri në 1880 ai kishte sajuar formulën e tij të pllakave të thata dhe kishte hyrë në biznesin fotografik me kohë të plotë, transmeton rtv21.tv.

Aparati fotografik Kodak ishte si një kuti e vogël që mund të mbahej në dorë. Ai zëvendësoi aparatet e mëdha komplekse, që përdoreshin nga shumë fotografë profesionistë.

Teknikët përpunonin filmin, stamponin fotografitë dhe pastaj ia kthenin të zotit bashkë me aparatin, të cilit i futnin një film të ri. Motoja e kompanisë ishte: “Ju shtypni butonin, pjesën tjetër të punës e bëjmë ne”./21Media