Ilir Gorani feston vitin jubilar të punës në RTV21

Ilir Gorani feston vitin jubilar të punës në RTV21

Për kameramanin e njohur të RTV21, Ilir Goranin sot është një ditë mjaft e veçantë, sepse ai feston vitin jubilar të punësimit të tij në RTV21.

Jo gjithçka është e njëjtë sot me punën e Ilirit krahasuar me atë para 20 vjetësh..

Me përkushtimin e madh që e ka në punë ai vazhdon t’i qëndrojë besnik RTV21, duke e dashur mjaft shumë këtë profesion që dikur e kishte nisur veç si një aventurë.

Kameramni që tani është në krye të kameramanave në RTV21 me anë të një postimi Facebook, në pika të shkurtra e ka përshkruar fillimin e tij të punës në televizion, shkruan rtv21.tv

Me këtë postim ai ka treguar se me poziten e punës në RTV21 si shef i kameramnave nuk e ndërroi as me ofertën për aderimin në një parti poltike.

1 Shtator dite e Merkure 1999, Me 2 fjale te Dita Saraçini Kelmendi fillova punen ne rtv21,isha shume i rri,mu duke kjo pune hajgare mu duke avanture e jetes, por nje dite prej ditêve e kuptova se me te vertet qenka pernime e nuk koka avantur por prespektive e jetes,mesova shume sene kuptova qe jeta paska zbatica e batica,me kontaktoj nje ish minister i partis te madhe ne kosove dhe ma beri ftesen per aderim ne partin e tina,me keqardhje ja ktheva pergjigjen qe nuk e leshoj partin time me te madhe ne rajon Rtv21, ketu fillova gjithe qka dhe ketu du te mbes,edhe njeher publikisht e flm drejtoreshen time per besnikrin te saj ndaj meje 20 vjeqare, 1 Shtator 2019“, ka shkruar Iliri në Facebook.

Në tregun medial të Kosovës, Radiotelevizioni 21 u themelua në Prishtinë, në vitin 1998, si medium bashkohor duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë kosovare për informim të drejtë dhe të plotë. Pra, në muajin maj të këtij viti RTV21 festoi  21 vjetorin e themelimit./21Media