Kamioni godet këmbësorin

Viktima po trajtohet në QKUK

Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me kamionin me targa lokale ka goditur një këmbësor në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button