Kamioni i mallrave përplaset me një automjet, dy të lënduar
12 Shkurt 2019
Njëri prej të lënduarave në gjendje të rëndë
Loading...
Njëri prej të lënduarave në gjendje të rëndë
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.
Aksidenti është regjistruar pranë kryqëzimit te Ishulli i Shëngjinit.
Sipas informacioneve të policisë në këtë aksident është përfshirë një kamion mallrash dhe një makinë, Renault, që drejtohej nga një femër, e cila ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews.
Loading...