Shoferi ka shpëtuar

Shoferi ka shpëtuar

Në hyrje të Prishtinës, në autostradën “Arbën Xhaferi”, një kamion është përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, shoferi ka shpëtuar. Ndërsa, shkaqet e zjarrit ende nuk po dihen.

Në vendin e ngjarjes janë policia. Portali rtv21.tv do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Më poshtë ju sjellim një video ekskluzive nga vendi i ngjarjes./21Media