Drejtuesi i kamionit u shoqërua në polici

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në polici

Një kamion sot përplasi një çiklist në Tiranë, në rrugën e Kavajës.

Policia njoftoi se kamioni me drejtues P. N përplasi çiklistin, shtetasin F. B.,21 vjeç.

“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i kamionit, shtetasi P. N u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore”, njoftoi policia, raporton oranews.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:25.