Vazhdon faza e grupeve

Vazhdon faza e grupeve

Kampionati botëror në basketboll për meshkuj “Kina 2019”, po vazhdon me ndeshjet në grupe.

Ka përfunduar xhiroja e dytë e parafundit e kësaj faze. Botërori deri tani nuk pati befasi, favoritet e arsyetuan epitetin e tyre.

Amerika mposhti Turkinë me rezultat shumë të ngushtë 93:92, ndërsa Franca fitoi me rezultat të thellë ndaj Jordanisë 103:64.

Ndeshjet e tjera që u zhvilluan sot ishin:

Japonia 76:89 Republika Çeke

Lituani 92:69 Kanada

Brazil 79:78 Greqi

Botërori “Kina 2019”, filloi me 31 gusht dhe do të përfundojë me 15 shtator./21Media