Kampionati Evropian për Femra U20 fillon sot
3 Gusht 2019
Kosova takohet me Turqinë
Kosova takohet me Turqinë
Për herë të parë, Kosova organizon Kampionatin Evropian për Femra U20 (divizioni B).
Kampionati fillon sot, me ç‘rast ceremonia hapëse zhvillohet nga ora 18:30, kurse Kosova takohet me Turqinë nga ora 19:00.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka ftuar të gjithë adhuruesit e këtij sporti të ndjekin ndeshjet e sotme.
“Mos mungoni në ngjarjen historike për basketbollin e Kosovës”, shkroi Federata në Facebook.
Poashtu, Federata ka publikuar orarin e ndeshjeve të ditës së parë të Kampionatit Evropian për Femra (U20) që po mbahet në Prishtinë. /21Media