Veseli: Sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Kosovës

Veseli: Sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Kosovës

Kryetari i PDK-së njëherësh kandidat për kryeministër i kësaj partie, Kadri Veseli, ka për të ditur se kampioni i katërfishtë i botës në Kickbox, Yll Maliqi, sot u bë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ylli është fituesi i parë i medaljes së artë botërore në Kosovën e pavarur. Ne u kemi dhënë gjithmonë hapësirë të rinjve të talentuar në parti dhe qeverisje”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka thënë se sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës dhe mbështetja për ta është mbështetje për të ardhmen e vendit./21Media