Liga e kampionëve, Drita-Malmo

Liga e kampionëve, Drita-Malmo

Sonte në orën 20:00, Drita do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes së madhe në Ligën e Kampionëve kundër ekipit suedez, Malmo.

“Stërvitja e Dritës mbahet në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Ndërkaq, skuadra e Malmos nuk do të mbajë fare stërvitje në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të garës më të madhe evropiane për klub, Drita, Kampioni i Kosovës është nikoqir i klubit të njohur suedez, Malmo, transmeton rtv21.tv

Ndeshja kundër Malmos do të zhvillohet të martën në orën 20:45.

Deri tani është shitur një numër i madh i biletave në kohë rekord./21Media