Policia kufitare e Qafë Botës ka sekuestruar në afërsi të Konispolit një sasi prej 8 kg kanabis sativa

Policia kufitare e Qafë Botës ka sekuestruar në afërsi të Konispolit një sasi prej 8 kg kanabis sativa

Burime zyrtare bëjnë të ditur se policia në vendin e quajtur “Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit ka parë një shtetas që ecte në këmbë, me një gomë automjeti në dorë drejt kufirit grek.

Personi sapo ka parë policin ka braktisur gomën dhe është larguar, duke përfituar dhe nga errësira. Në përfundim të hetimit dhe verifikimt të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.