U bë thirrje që Lojërat Olimpike të shtyhen deri në vitin 2021

U bë thirrje që Lojërat Olimpike të shtyhen deri në vitin 2021

Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio për shkak të rreziqeve që lidhen me shpërthimin e koronavirusit, thanë në deklarata të ndara komitetet olimpike të të dyja vendeve.

Komitetet Olimpike të të dy vendeve gjithashtu bënë thirrje që lojërat të shtyhen deri në vitin 2021.

“Ndërsa ne i njohim kompleksitetet e natyrshme rreth një shtyrje, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e sportistëve tanë dhe komunitetit botëror.”, tha Komiteti Olimpik kanadez dhe Komiteti Paralimpik kanadez në një deklaratë të përbashkët të dielën, duke shtuar se ka të bëjë me shëndetin publik.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e atletëve – ka të bëjë me shëndetin publik”, vijoi deklarata.

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik australian u takua të hënën me telekonferencë. Aty u tha se “sportistët tanë tani duhet t’i japin përparësi shëndetit të tyre dhe të familjeve të tyre”.