Parlamenti i Kanadasë ka miratuar ligjin që legalizon kanabisin në të gjithë vendin

Parlamenti i Kanadasë ka miratuar ligjin që legalizon kanabisin në të gjithë vendin

Akti i legalizimit të përdorimit të kanabisit kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e martë në Senat. Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.

Kanadezët do të mund të blejnë dhe konsumojnë kanabis ligjërisht duke nisur që nga muaji shtator.

Zotërimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i kanabisit.

Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.