Përfundon pjesa e parë

Përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në hendboll Kosovë-Kanada në grupmoshën U-19, me rezultat 16:9, në favor të Kanadasë. Kjo ndeshje po mbahet në palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”.

Në këtë palestër, në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Nigerisë, në grupmoshën U-21.

Ndërsa, gjatë ditës janë zhvilluar edhe dy takime. Ndeshja e parë për sot ka qenë mes Nigerisë dhe Paraguajit për grupmoshën U-19, e cila ka përfunduar me rezultat përfundimtar  31-18, në favor të Nigerisë.

Ndërsa, ndeshja e dytë, mes Paraguajit dhe SHBA-së ka përfunduar me rezultat përfundimtar 19:28, në favor të SHBA-së./21Media