Në Debat Pernime sonte u zhvillua biseda mes kandidatëve për kryetar të Skenderajt

Në Debat Pernime sonte u zhvillua biseda mes kandidatëve për kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryetar të komunës nga AKR, Musa Dervishaj nisi shpalosjen e prioriteteve të tij duke thënë se është shumë e vështirë të ndahen prioritetet, pasi në këtë komunë të gjitha janë prioritete.

Dervishaj premtoi se do të bëjë të pamundurën që mirëqenia sociale të shënojë rritje, megjithëse nuk është e lehtë, ai theksoi se me anë të projekteve të mirëfillta është e mundur.

Kujdes i veçantë do t’i dhurohet infrastrukturës, ku do të lehtësohen të gjitha procedurat për sigurimin e lokacionit e lejet e ndërtimit për ata që dëshirojnë të investojnë në Skenderaj, shkruan rtv21.tv.

Sigurimi i ujit të pijshëm e kanalizimi në çdo fshat do të jetë detyrim për qeverisjen e tij. Kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe mirëmbajtjes së rrugëve, parqeve, lumenjve, përmendoreve dhe varrezave të  dëshmorëve dhe martirëve.

Dervishaj premton ta mbrojë qytetarin nga zhurma e kafiterive që punojnë pa asnjë orar. Ai gjithashtu premton ndërhyrje infrastrukturore në shumë projekte që janë finalizuar nga komuna e që paraqesin probleme sot e kësaj dite.

Qendrat mjekësore familjare kandidati i AKR-së premtoi se do të jenë me mjek kujdestarë 24 orë.

Me projekte efektive afatshkurtra Dervishaj beson se do të ndalojë trendin negativ të zbrazjes së shkollave./21Media