Besim Ilazi tregon se në cilat fusha pretendon të fokusohet

Besim Ilazi tregon se në cilat fusha pretendon të fokusohet

Kandiati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut Besim Ilazi në “Debat Përnime”, ka prezantuar prioritetet për komunën. Ai ka ka veçuar tre prej tyre. “Prioriteti ynë i parë do të jetë forcimi i ekonomisë lokale ku do të mundohemi t’i mbështesim për t’i formuar bizneset e reja po ashtu  për t’i mbështetur ata që bizneset e vogla të jenë në rritje e sipër. Pastaj kemi ambientin ku fokusi ynë do të jetë menaxhimi i mbeturinave”, ka thënë ai duke shtuar se prioritet tjetër do të jetë edhe trajtimi i ujërave të zeza  por sipas tij nevojitet edhe mbështetje e qeverisë, përcjell rtv21.tv

Ilazi ka përmendur edhe prioritet tjera që janë bujqësia, arsimi dhe shëndetësia, kultura rinia dhe sporti e krejt në fund ka premtuar përmisimin  administratës së komunës./21Media