Kandidatja e së djathtës ekstreme për President të Francës premton

Le Pen tha se si Presidente do të shfuqizoj marrëveshjen e Shengenit

 

Kandidatja e ekstremit të djathtë për President të Francës, Marine Le Pen, ka deklaruar se do të shfuqizoi marrëveshjen e Shengenit për lëvizje të lirë dhe se do të dëbojë të gjithë shtetasit e huaj, të cilët kanë dosje për përfshirje në aktivitete aktuale, nëse ajo fiton në zgjedhjet presidenciale.

Le Pen, në video-porosinë në të cilën shpalosi dhjetë prioritetet e saj, nëse fiton në rrethin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 23 prill dhe 7 maj, premtoi një referendum për një organizim ndryshe të disa institucioneve të caktuara kombëtare.

Kryetarja e Frontit Kombëtar qartësoi se prioritete të saj janë parimi kombëtar dhe mbrojtja e identitetit francez, mbrojtja e popullit, historisë dhe trashëgimisë kulturore të vendit, si dhe zvogëlimi i numrit të deputetëve dhe senatorëve,transmeton rtv21.tv

Krahas shfuqizimit të marrëveshjes së Shengenit, Le Pen tha se do të angazhohet edhe për rikthimin e kontrolleve kufitare, për dëbimin e shtetasve të huaj, të cilët kanë dosje për aktivitete radikale dhe tha se do t’ia merr nënshtetësinë franceze atyre që kanë nënshtetësi të dyfishtë apo që kanë lidhje me ekstremistët islamikë.

Sipas anketave më të reja, Le Pen ka një epërsi të vogël ndaj kandidatit të qendrës, Emanuell Makron dhe besohet se Le Pen dhe Makron do të rreshtohen në dy pozitat e para, pas rrethit të parë zgjedhor./21Media

Back to top button