Tottenhami kërkon trofe

Tottenhami kërkon trofe

Harry Kane, beson se Tottenhami mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Edhe pse janë në Grupin B në vendin e dytë, kapiteni ka thënë se ende ka shpresa për të fituar Ligën e Kampionëve dhe që mund të rikthehen në formën e kërkuar.

Jemi duke vuajtur për të fituar. Të shtunën ishim 1-0, provuam të fitojmë, por pësuam në fund. Liga e Kampionëve vitin e kaluar ishte shumë mirë për ne. Jemi këtu për të fituar trofe. Nëse mund të fitojmë një trofe, do ta shohim si sukses. Jemi në pozicion të mirë”, tha Kane.

Kujtojmë se Tottenham sot do të jetë mysafir i Crvena Zvezda. Ndeshja fillon në ora 21:00./21Media