Black Panther është filmi më i ri me superheronj i Marvel

Black Panther është filmi më i ri me superheronj i Marvel

Marvel njihet për disa nga filmat më të suksesshëm me superheronj, përfshirë këtu Iron Man, Thor, Captain America, Guardians of Galaxy, Ant Man si dhe Avengers.

Filmi më i ri që do t’i shtohet një numri të madh filmash shumë të suksesshëm është Black Panther. Filmi ka Chadwick Boseman në rolin kryesor, ndjekur nga aktorë të famshëm si Michael B. Jordan, Lupita Nyong’o, Danai Gunra, Martin Freeman, Forest Whitaker e shumë të tjerë, shkruan rtv21.tv.

Filmi nuk do të shfaqet në kinema deri me 16 shkurt të vitit të ardhshëm, mirëpo pamjet e para janë bërë publike tani, dhe duket se do të jetë një film i mahnitshëm:

/21Media