Xhirimet e filmit kanë zgjatur 30 ditë

Xhirimet e filmit kanë zgjatur 30 ditë

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të gjatë artisitik “Në kërkim të Venerës” me regji dhe skenar të Norikë Sefës dhe me producent Besnik Krapin.

Në rolet krysore luajnë Kosovare Krasniqi dhe Erjona Kakeli, ndërsa në rolet tjetra Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, Bleon Monolli etj.

Filmi përcjellë përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinën. Ky përjetim e bën atë të marr guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.

Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në Komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë.

“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë. Filmi poashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut./21Media