Shënohet gol në ndeshjen Kolumbi - Angli

Shënohet gol në ndeshjen Kolumbi – Angli

Harry Kane është në zjarr. Pas një penaltie që e siguroi vet ai arriti të shënojë golin e 6të të tij në këtë kampionat, duke zhbllokuar rezultatin pas 57 minutave, shkruan rtv21.tv.

Pas pjesës së parë që ishte shumë e qetë, Anglia nisi sulmet më të shpeshta në pjesën e dytë, dhe një rrezikim i tillë rezultoi në faulin e Carlos Sanchez brenda zonës.

Ka mbetur edhe gjysmë ore lojë deri në përfundim të kohës së rregullt të ndeshjes./21Media