Një projekt i veçantë

Një projekt i veçantë

Këngëtarja shqiptare, Elina Duni, ka sjellë projektin “Kanga e Kurbetit”, një interpretim i mahnitshëm. Ky projekt është xhiruar nga televizioni francez.

Artistja shqiptare para pak ditësh ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në koncertin e grupit “Gjurmët”, i cili mbahet më 12 qershor. Salla 1 Tetori do jetë vendi ku do të mbahet koncerti i legjendarëve të rokut “Gjurmët”, që lanë gjurmë në zemrën e çdo shqiptari anembanë.

“12 qershor do të jem në Prishtinë me Gjurmët!”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Elina është njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare në botë, e cila me performancën e saj ka arritur që edhe fansat e huaj t’i bëjë të përjetojnë këngët e saj./21Media