Policia ka konfiskuar edhe armë

Policia ka konfiskuar edhe armë

Janë arrestuar tre të dyshuar dje rreth orës 08:00 në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Sipas policisë pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën kishte pasur edhe kanosje.

“Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri prej të dyshuarve i është gjetur dhe i është konfiskuar një armë zjarri-revole e llojit “M57 “, një karikator me tetë (8) fishekë, kal. 7.62mm”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes./21Media