N’Golo Kante ka thënë se ekipi ishte i lodhur të dielen në ndeshjen kundër Leicester Cityt

N’Golo Kante ka thënë se ekipi ishte i lodhur të dielen në ndeshjen kundër Leicester Cityt

Chelsea luajti 120 minuta në ndeshjen ndaj Liverpoolit për Superkupën e Evropës dhe pas katër ditëve luajtën kundër “dhelprave”, ndeshje kjo  që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Francezi mendon se ky barazim ndodhi ngase nuk kishin punuar sa duhet.

“Është e vërtetë që jemi lodhur shumë këtë javë. Luajtëm kundër United, pastaj udhëtuam në Turqi për t’u ndeshur me Liverpoolin, lojë të cilën e luajtëm shumë mirë. Ishim të lodhur në ndeshjen kundër Leicester Cityt. Luajtëm shumë mirë në 20 minutat e parë. Leicesteri luajti mirë, andaj barazimi nuk është një rezultat i keq”, deklaroi ai.