Kampioni i Francës kërkon të përforcojë më shumë skuadrën

Kampioni i Francës kërkon të përforcojë më shumë skuadrën

Paris Saint-Germain fitoi titullin e kampionit në Ligue 1, por dështimi në Ligën e Kampionëve, shtyn drejtuesit e klubit për të bërë përforcime të reja.

Dëshira e madhe e tyre mbetet N’Golo Kante, i cili është kthyer në objektivin primar për Thomas Tuchel.

Sipas Daily Mirror, PSG do të bëjë një ofertë tek Chelsea për ta lejuar transferimin e Kante në Francë.

Por problemi qëndron te Blutë që tashmë do të mbesin pa Eden Hazard, i cili ka vendosur të largohet dhe nuk duan që të shesin yje të tjerë. Megjithatë, një ofertë e lartë e PSG-së, mund ta bindë Roman Abramovichin që të lërë largimin e Kantes.