Kaos në Francë, arrestohet një person

Policia franceze në alarm

Një makinë është përplasur në një kamion policie  para se të shpërthente pastaj në flakë rreth zonës së Champs Elysees të Parisit kanë thënë zyrtarët e policisë franceze, shkruan rtv21.tv

Shoferi, i cili ishte i armatosur, u rrëzua pa ndjenja dhe u plagos rëndë, raportojnë mediat. Policia ka theksuar se situata është tani nën kontroll dhe as forcat e zbatimit të ligjit, as civilët nuk janë lënduar nga ky incident.

Ndryshe Franca është aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse në vitet e fundit. Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm në Champs Elysees në prill, pak ditë para zgjedhjeve presidenciale./21Media

Back to top button