Protestuesit në Francë kanë shkaktuar kaos në ditën e 1 majit

Protestuesit në Francë kanë shkaktuar kaos në ditën e 1 majit

Ata janë përplasur me policinë duke hedhur gurë drejt tyre, ndezën zjarre dhe shkatërruan automjetet.

Mijëra njerëz janë mbledhur në tubimet e 1 majit. Deri tani janë bërë 165 arrestime.

Policia në mënyrë të përsëritur ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën pranë stacionit të trenit Montparnasse të Parisit, ku po zhvillohet edhe protesta kryesore.

Nuk dihet ende sa është numri i personave të plagosur.

Një person me plagë në kokë raportohet se u largua nga vendi i ngjarjes nga mjekët.

Policia e Parisit tha se oficerët kontrolluan më shumë se 9000 persona dhe arrestuan 165 njerëz përpara marshimit.

Tubimi ishte planifikuar të fillonte në orën lokale 2:30, por situata u tensionua më herët.

Disa protestues hodhën gurë dhe objekte të tjera drejt policisë, sulmuan një furgon të parkuar, goditën makinat dhe i thyen dritaret.

Ndërkohë, disa protestues paqësorë po prisnin që të fillonte marshimi. Ata po planifikonin të drejtoheshin drejt Place d’Italie në jug të Parisit.

Më shumë se 7.400 policë janë vendosur në kryeqytetin francez.

Policia franceze urdhëroi mbylljen e më shumë se 580 dyqaneve, restoranteve dhe kafeneve në rrugët ku po zhvillohen protestat në Paris si edhe u mbyllën stacione të shumta të metrove.

Jelekverdhët i janë bashkuar marshimit tradicional të 1 Majit për të treguar refuzimin e tyre të përbashkët ndaj politikave ekonomike të Presidentit Emmanuel Macron./oranews